Makina përplaset me shtyllën, plagosen 4 persona

Katër të plagaosur është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 19:50 në afërsi të rrethrrotullimit, në rrugën e “Elbasanit”, pasi mjeti me drejtues shtetasin F. F, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Policia bën me dije se “si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit F. F dhe pasagjerët D. F, R. F dhe , A. F të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?