Makina përplaset me trafikndarsen, dy të rinjtë mbeten të plagosur në Durrës

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Durrës. Policia bën me dije se mjeti i drejtuar nga 20 vjeçarja R.K ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka mbetur e plagosur 20-vjeçarja R.K dhe pasagjeri L.K, të cilët ndodhen nën  kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 19:30, në lagjen Nr.13 Durrës, shtetasja R.K, 20 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  automjetit dhe për pasojë automjeti  ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. K., të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?