Makina u fut në lulishten plot me njerëz në Lushnjë, ja kush është gruaja që humbi jetën

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 50-vjeçarje në qytetin e Lushnjes.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, kur një furgon me targa “AA00FT” ka dalë nga rruga dhe është futur në lulishten më të populluar të qytetit.

Si pasojë makina është përplasur me një pemë, duke e rrëzuar atë. Viktima është Teuta Aliçkolli, u plagos rëndë dhe u transportua në spital, por nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.

Ende policia nuk ka bërë raportimin për ngjarjen, por burime për RTV Ora bënë me dije se të plagosur kanë mbetur edhe disa persona. Mes tyre është edhe djali i viktimës, i cili ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

RTV Ora - Makina u fut në lulishten plot me njerëz në Lushnjë, ja kush është gruaja që humbi jetën

/Ora News

 

SHKARKO APP