Makinat bëhen ‘shkrumb e hi’, banorët: I kemi bërë thirrje Bashkisë po nuk kemi marrë përgjigje
Kjo është makina e cila u përfshi nga flakët mengjesin e kësaj të diele në parkingun e një pallati në zonën e freskut në Tiranë.
Flakët nuk kanë kursyer as mjetet e tjera. Ka qenë ora 7:30 kur tymi i dalë në katin nën dhe është parë nga banorët
Zjarrëfikësit e kanë pasur të pamundur evakuimin e banorëve nga shkallet e pallatit dhe për këtë është dashur ndërhyrja me shkallë të posaçme.
Shkak i prezencës së lartë të tymit brenda ambjenteve te këtij pallati sipas banorëve është bërë nga bllokimi i baxhos së tarracës e cila është privatizuar duke u kthyer në një hotel.
Për këtë situatë është vënë në dijeni edhe Bashkia e Tiranës por këta të fundit nuk kanë marrë mundimin për ndërhyrje.
“Kam 4 vjet që i them Bashkisë edhe me shkresë zyrtare që nga poshtë pallatit vjen erë e tmerrshme. Më kanë thënë që kam çuar patrullat e policisë po nuk kanë kuptuar gjë. Natyrisht se nga jashtë nuk kuptohet gjë nga jashtë duhej bërë një kontoll i imtësishëm.”
“Sapo shkoj të hap derën shoh se tymi kishte pushtuar komplet hyrjen e pallatit. Nuk ka siguri elementare në pallate.
Edhe pse zjarri ra në një në mëngjes fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, por dëme të shumta janë shkaktuar në hyrjet e pallatit.
Policia dyshon së zjarri mund të jetë provokuar nga një shkëndijë elektrike por nuk përjashtohet pista e nje zjarri të qëllimshëm pasi pronari i automjetit sipas policië është një përson me precedent penal. /Ora News