Makinat e luksit, gati udhëzimi që lehtëson taksat
Një projekt qeveritar po synon të zbusë masën e taksave për ata që zotërojnë makina luksoze në Shqipëri. Autoritetet shpresojnë që të vendosin një lloj barazie në trajtim mes atyre që posedojnë makina të shtrenjta dhe qytetarëve të tjerë. Për shkak të taksave të larta, nxitej edhe ulja fiktive e çmimit në rastet kur këto automjete shiteshin nga një pronar tek tjetri. Me udhëzimin e ri, askush nuk do të ketë mundësi ta ulë çmimin e mjetit të vet luksoz në shitje, më shumë se 10% e vlerës vjetore të amortizimit.