Makinat e policisë me pamje të re, hapet tenderi
Automjetet e policisë pritet që ti nënshtrohen një ndryshimi për sa i përket pamjes së jashtme. Policia e shtetit ka hapur një tender me një fond prej rreth 5 milionë lekësh, me objekt “kërkesë për propozime” për dizenjim mjetesh. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 3 shkurt 2020.
Kohëzgjatja e adesivëve me logot përkatëse të forcave duhet të kenë një garanci minimale 7 vite. Mjetet rrugore që do t’i nënshtrohen dizenjimit do të jenë mikrobusët 8+1. Konkretisht janë 82 mikrobusë 2×4, 48 mikrobusë 4×4 dhe 14 fuoristrada.
Në makinat e shërbimit të policisë, konkretisht të atyre të rendit, RENEA dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë. do ndryshohet stema e policisë së shtetit në dy portat e para, stema e shërbimit, numri i telefonit dhe flamurit kombëtar.
Fondi limit është 4,9 milion lekë ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është brenda 1 muaji nga lidhja e kontratës.
/Ora News