Makinat e vjedhura u shiten vrasësve: Policia, vështirësi në gjurmimin e autorëve

Foto ilustruese

Grabitja e makinave vijon të jetë një problem shqetësues për policisë. Autoret arrijnë të kamuflohen, duke e bërë të vështirë identifikimin. Në të shumtën e rasteve këto automjete përdorën për ngjarje mafioze. Këto automjeteve përdoren në shumicën e atentateve mafioze ekspertët: policia, vështirësi në gjurmimin e autorëve.

Vjedhjet e automjeteve mbeten rastet më të vështira për tu zbuluar.

Ekspertët flasin tashmë për grupe të cilët kanë të organizuar nga ruajtja e presë së tyre dhe deri në shitjen e mjetit.
Madje në të shumtën e rasteve grabitjet realizohen në zonat ku nuk ka kamera të sigurisë, çka e bën të vështirë edhe identifikimin e tyre.
Pasi ky veprim arrihet më sukses, grabitësi largohet menjëherë nga vendngjarja.
Në mjaft vrasje policia ka raportuar se agresorët kanë përdorur makina të grabitura.

Ketë e pohojnë edhe ekspertët, duke theksuar se kjo e bën të vështirë identifikimin e autorëve pasi makinat digjen.

Artan Rexhepi: Fenomeni i vjedhjes së makina ka dy probleme, është një vjedhje penale, por rrezikshmërinë më të madhe e paraqet përdorja e tyre për vrasje dhe kjo e vështirëson shumë identifikim e autorëve, pasi makina vidhet dhe më pas digjet. Fakti që vjedhja e makinave nuk po trajtohet në seriozitetin e duhur ka të bëjë edhe me neglizhencën e situatës nga policia, por edhe me ngarkesën që ka rendi me ndërtimet pa leje dhe me covidin.

Artan Rexhepi

Sipas efektivëve të policisë qytetet më problematike janë Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora, dhe Fushë Kruja.

Për sa i përket kryeqytetit, zona e Myslym Shyrit, ish stacioni i Trenit, Astiri dhe Fresku janë më të prekurat.

SHKARKO APP