Makinat luksoze, ja skema për shmangien e detyrimit doganor

Zbardhen detaje nga operacioni i Prokurorisë Tiranë për goditjen e rrjetit që trafikonin automjetet  luksoze që hynin në Shqipëri kontrabandë duke shmangur doganën.

Nga hetimet ka rezultuar se këto mjete futeshin nga pika kufitare Sarandë dhe Durrës pa u regjistruar në sistemin Tims. Personat e përfshire në skemën e mashtrimit me dogana përdornin dokumenta e flet hyrje të mjeteve vitprodhimi më të vjeter.

Për çdo mjet shmangia e doganes arrinte nga 10 mijë deri në 15 mijë euro. Ky grup zhdoganonte duke kryer evazion vetëm mjete luksoze “Range rover”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Automjete të vitprodhimit 2014-2015-2016 zhdoganoshin si mjete te vit prodhimeve 2002-2004-2005.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar deri në këto momente 5 furoistrada, ndërsa janë identifikaur 25 të tilla dhe hetimi vazhdon. Burime nga grupi hetimore, rezulton se nga mjetet e targuara janë 100 fuoristrada të tilla në 2 vite dhe të gjitha do kalojnë në kontroll.

Mjetet që shmangin detyrimim doganor janë shitur në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë. Ndërsa disa nga këto mjete janë denoncuar të vjedhura në vendet e BE-s.

Në lidhje me këtë çështje Prokuroria e Tiranës njoftoi dje se ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masave të sigurisë ndaj 9 personave përfshirë edhe zyrtarë të agjencive doganore dhe të Shërbimit të Transportit rrugor me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe futjes kontrabandë të makinave luksoze duke i shkaktuar shtetit dëme të konsiderueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?