Makinat përplasen “kokë më kokë”, 2 të plagosur

Policia e Fierit informon se si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos, me dy makina të përplasura me njëra-tjetrën, 2 persona janë plagosur.

Njoftimi i policisë:

Fier

Swiss Digital Desktop Reklama

Informacion paraprak

Swiss Digital Mobile Reklama

Në datën 20.05.2019, në aksin rrugor Fier – Patos, në vendin e quajtur “Portëz” mjeti tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin M.M, 30 vjeç, banues në Patos është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A.G, 25 vjeç, banues në Roskovec.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjeret në mjetin tip “Volksëagen”, shtetaset E.M, 77 vjeçe dhe D.M, 52 vjeçe të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?