Makinat përplasen kokë më kokë, 5 të plagosur në Maliq

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të hënë në aksin Korçë-Maliq.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur (dy drejtuesit e automjeteve dhe tre pasagjerë).

Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti janë të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të tij.

SHKARKO APP