Makinat përplasen kokë më kokë te By-Passi i Fierit

Një tjetër aksident nga ndodhur mëngjesin e kësaj të premte pranë By-passit të Fierit në zonën e Baltezes .

Dy automjete, njeri tip ‘Opel’ dhe një tjetër tip ‘Golf’ janë përplasur kokë më kokë me njeri-tjetrin duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Njeri prej automjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës si pasojë e përplasjes.

Makinat përplasen kokë më kokë te By-Passi i Fierit

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar. Burime zyrtare nga policia thanë se shkak i aksidentit mendohet të këtë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëviznin automjetet.

By-passi i Fierit vijon të ngelet një burim aksidentet për drejtuesit e automjeteve. Një prej hapjes se tij janë shkaktuar një numër i lartë aksidentesh.

SHKARKO APP