Makinat përplasin dy të moshuar në Tiranë, arrestohen shoferët

Një aksident automobilistik është regjistruar në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi K. J., 40 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen I. B., 70 vjeçe. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, një aksident automobilistik është regjistruar edhe në zonën e Kombinatit.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Durrës duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin H. H., 70 vjeç. Edhe ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Policia raporton se ka arrestuar të dy shoferët që kanë shkaktuar aksidentet. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP