Makineria e pastave i këputi krahun, vdes shqiptari në Itali
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar rezident në Casirate d’Adda ka humbur jetën në pastiçerinë ku punonte. Arjan Çekani, fillimisht mbeti i plagosur rëndë pasi tentoi të zhbllokonte makinerinë e punës.
Krahu i tij ngeci në ingranazhin e makinerisë dhe më pas u thith prej saj, duke krijuar një skenë horror për sytë e forcave ndërhyrjes së shpejtë, të cilët shkuan me urgjencë në firmën e pastiçerisë “Piuma d’Oro”.
Arjan Cekani u shtrua në spitalin Niguarda në Milano, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
40-vjeçari, baba i dy fëmijëve ishte i punësuar me një kontratë me afat të caktuar për këtë periudhë me ngarkesën e prodhimit. Gruaja e tij u bë dëshmitare kur ndodhi aksidenti i rëndë dhe humbi ndjenjat kur pa bashkëshortin të plagosur rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

