Makineria ushtarake ruse zbarkon afër Kosovës

Njësiti i parë ushtarak rus që do të marrë pjesë në këtë ushtrim të përbashkët janë lëshuar me sukses në fushën e trajnimit në Nikinci, në Serbi, raporton televizioni shtetëror rus.

Njësiti ushtarak parashutist rus ka arritur në Beograd të enjten për të marrë pjesë në ushtrimet e para kundër terrorizmit me ushtrinë serbe. Pjesë të makinerisë ushtarake ruse tashmë kanë arritur në aeroportin ushtarak në Batajnicë.Në gusht, derisa mbahej seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ministri jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ishte përplasur me përfaësuesin e Rusisë në OKB, dhe ministrin e jashtëm serbe, Ivica Daçiq pasi Hoxhaj e kishte ngritur shqetësimin e dërgimit të njësive ushtarake ruse shumë afër Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?