Shqiptari Denaj: Po hante paratë e mia. Kishte lidhje dashurie me…

“E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata gjakëftohtë që ka dhënë për policinë 50-vjeçari shqiptar, Eduart Denaj që masakroi për vdekje gruan e ti, Enkelejda Danaj sot në Athinë.

Denaj ka thënë edhe se gruaja e tij po “i hante paratë” dhe se kishte lidhje me burra të tjerë përgjatë viteve. Ai po ashtu ka deklaruar: Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke bërë xhiro me makinë, kishte edhe foto në Facebook.

Eduart Danaj ishte në gjendje të dehur kur u arrestua nga policia. Aktualisht po e mbajnë në rajonin lokal të policisë dhe më pas do të dërgohet në drejtorin e policisë së Atikës.

Lidhur me ekzaminimin e trupit të 40-vjeçares, u gjetën plagë në qafë, në duar. Mësohet se shkak për ndarjen nga jeta janë bërë 3 apo 4 goditje vdekjeprurëse në gjoks dhe në bark.

SHKARKO APP