Maks Velo: E dashura ime spiune më shkatërroi jetën

Maks Velo ka rrëfyer sot në emisionin e mëngjesit "Wake up" në Top Channel, historinë e tij të dashurisë.

Kështu, i pyetur  pse nuk gjeti një partnere pas daljes nga burgu, ai ndalon pak. Merr frymë thellë dhe përgjigjet:

“Nuk është një përgjigjë e lehtë. Është delikate zgjedhja e një femre në jetë. E dashura ime e rinisë qëlloi që ishte një agjente e sigurimit, e cila shkatërroi jetën time. Por dëmtoi sistematikisht edhe familjen time gjatë kohës kur isha në burg. Pasi dola nga burgu nuk arrita të besoj më kurrë tek një femër dhe qëndrova vetëm”.

SHKARKO APP