Maks Velo: Teatri restaurohet shumë bukur, vë jetën time si garanci

Arkitekti Maks Velo, ka marrë fjalën mbrëmjen e sotme duke thënë se debati duhet ngushtuar vetëm në mbrojtjen e Teatrit dhe të mos merren me problemet e Tiranës.

Pas tij ka reaguar dhe regjisori Kastriot Çipi, i cili tha se të gjithë që kanë mendime mund t’i thonë në protestë, por nuk duhet të kalohet në sherre.

Maks Velo tha: Unë mendoj se sheshi ka nevojë për këtë Teatër. Ne duam të mbrojmë Teatrin, mos u fut në 100 probleme të Teatrit. Mund të restaurohet shumë mirë me një ekip italo-shqiptarë.  Unë vë jetën garanci dhe qëndron kështu siç është, Nuk mund të  flasim ne për probleme e Tiranës”

Kastriot Çipi u shpreh: Jemi këtu për të thënë mendime ton, jo për tu sharë me njëri tjetrin. Dhe unë kam gjëra që nuk jam dakord me ato që thotë Velo, por nuk pres asnjëherë fjalën. Por Maks Velos jo e jo se ka qenë dhe një i dënuar në burg dhe i kanë prerë fjalën me burg”

SHKARKO APP