“Makthi” i Kakavijës, Gjoni: Emigrantët ndihen të huaj në vendin e tyre

4 ditë në mes të diellit, plot frustrim për masat greke në kufi, por edhe hidhërim për palën shqiptare që dukej e pafuqishme ose pothuajse e dizinteresuar. Analistja Edlira Gjoni evidenton gjithsesi faktin se “përderisa u gjet një zgjidhje domethënë që ka pasur një problem dhe do të ishte mirë që të ishte vepruar që në fillim”.

Sipas saj ngjarja duhet të dimensionohet në një situatë aspak të thjeshtë. “E vërteta është që në këto 4 ditë, radhë po aq të gjata kanë qenë në kufirin grek me Bullgarinë, nuk u zgjuan greket me mendimin si t’i bëjmë keq Shqipërisë. A mund të ishte ndërhyrë më shpejt? Padyshim kishte nevojë, sepse ngjarja u shndërrua në krizë humanitare, në atë pikë nuk kërkohen më fajtorët por zgjidhjet”.

Shumë nga udhëtarët në Kakavijë kanë deklaruar se pas kësaj traume nuk do të kthehen më në Shqipëri. ”Siç janë ndjerë këto 4 ditë janë ndjerë gjithmonë në Shqipëri, mezi presin të shkojnë në një vend ku nuk janë të mirëpritur, sepse në vendin e tyre ndihen akoma më të huaj dhe pa mbështetje. Nuk e ka fajin vetëm kjo qeveri, kjo është pasojë e një batërdie 30-vjeçare, me politika jo-shqiptare, ku politika nuk përpiqet fare. Duan paratë dhe votat e emigranteve, por nuk bëjnë një fushate informuese që mund të shmangte këtë katastrofe”.

SHKARKO APP