Malaj: 83 për qind e shqiptarëve pranuan se votimet janë manipuluar

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, përmes një postimi në facebook, thotë se mbrëmë folën faktet. Ajo ka komentuar sondazhin e realizuar nga faqja e emisionit ”Opinion” në facebook, ku doli se 83% e shqiptarëve pranojnë se votimet e 2017 janë manipuluar. ”Tashmë vala tjetër e tmerrshme, mbi rishikimin e lëvizjes së lirë po bien si këmbana alarmi për situatën dramatike që ka kapur Shqipërinë. Qeveri e kapur, kryeminister i kapur, institucione të kapura, parlament i kapur, KQZ e kapur, polici politike e kapur, qytetarë të blerë, institucionet e pavarura të kapura dhe jeta e qyetarëve në kufitë e mbijeteses”.

Postimi i plotë

Kur faktet flasin. Mbrëmë faktet folën. Njerëzit votuan. 83 për qind pranuan se votimet janë manipuluar. Ato që u dëgjuan mbrëmë me zë e fikurë, me emër e pozicion, treguan edhe një herë se tashmë kjo qeveri është ilegjitime dhe jo funksionale. Tabloja e varfërisë, e ulur kembëkryq në fshatrat, ku 42 për qind e njerëzve janë të varfër, e ka bërë edhe më tragjike këtë batërdi elektorale. E kur të vërtetat dalin në dritën e diellit dhe në temperaturën e nxehtë të qershohet, kuptohet se bataku ku ka rënë ky KM i ikur, duhet të kuptohet nga të gjithë se ai po i bënë dëmin më të madh këtij vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë vala tjetër e tmerrshme, mbi rishikimin e lëvizjes së lirë po bien si këmbana alarmi për situatën dramatike që ka kapur Shqipërinë. Qeveri e kapur, kryeminister i kapur, institucione të kapura, parlament i kapur, KQZ e kapur, polici politike e kapur, qytetarë të blerë, institucionet e pavarura të kapura dhe jeta e qyetarëve në kufitë e mbijeteses.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë tablo trishtimi, ku blera, shtitblerja dhe neodiktatura që po instalohet me shpejtësi, po e bëjnë ketë realiter të frikshëm dhe ajo që sot drejton Shqipërinë nuk është qeveria, po ortakëri me krimin. Tani faktet janë ato që flasin. Tashmë qetësi në Shqipëri nuk ekziston. Vendi lëngon nga kriza më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në këta 29 vjet.

Instalimi i neodikaturës me bekimin e krimit të organizuar. Shqipëria e Skemderbeut, Ismail Qemalit, Konicës, Fishtës, Agollit dhe të gjithë atyre që e deshën e sakrifikun për ketë vend të bekuar, po më kete politikë te mallkuar, nuk e meriton! Jetojmë në ditët kur gjithkush që e ndjen veten atdhetar dhe shqiptarë duhet të reagoj ndaj tragjedisë që po i ndodh vendit tonë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?