Malaj denoncon skandalin: Pa mbushur 1 javë në punë, Adi hiqet

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka denoncuar rastin e një qytetari nga Fushë-Kruja, i cili sipas saj është emëruar në administratë, por pa kaluar ende java ai është hequr nga vendi i punës në ADZM-Durrës.

Malaj shkruan se ky është një rast i pastër korrupitiv, i cili do të përfundojë në gjykatë. Ironia në këtë çështje sipas deputetes, është se arsyeja e shkarkimit është ajo që nuk ka punuar mirë.

”Pa kaluar java që të emërojnë si specialist, pa respektuar as kontratat e rregullore e shkruara nga vetë institucioni, e firmosur nga titullari të heqin nga puna, se nuk ke punuar mirë?! Zotëria ende nuk ka mbushur javën në këtë pozicion. Kjo është tashmë instalim i diktaturës, ku rregullat e shtetit të së drejtës i thyejnë vet dhe në emrin tënd o popull, qytetarëve u hiqet e drejta e jetesës! Po ironi nuk qëndron vetëm këtu”,-shkruan Malaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

E irrituar nga kjo situatë, deputetja e LSI-së përçon mesazhin se kupa është mbushur dhe po derdhet për të gjithë ata që abuzojnë në emër të popullit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga: Nora Malaj

Skandal! Kur shteti nuk funksion! Kur administrata abuzon!

Sot, si ditë e shtunë erdha në Fushë-Krujë, në zonën time elektorale. Duke folur me Adin, më tregon shqetësimin e tij në lidhje me një skandal administrativo-juridik, me pasojë heqjen nga puna në ADZM-Durrës! Po jo vetëm kaq.

Shkeljet e bëra janë të turpshme e skandaloze. Pa kaluar java që të emërojnë si specialist, pa respektuar as kontratat e rregullore e shkruara nga vetë institucioni, e firmosur nga titullari të heqin nga puna, se nuk ke punuar mirë???!!!Zotëria ende nuk ka mbushur javën në këtë pozicion. Kjo është tashmë instalim i diktaturës, ku rregullat e shtetit të së drejtës i thyejnë vet dhe në emrin tënd o popull, qytetarëve u hiqet e drejta e jetesës! Po ironi nuk qëndron vetëm këtu.

Para se të emërohej në vendin e ri të punës, ka vërejtjen e shkruar për punën që ende se ka filluar. E gjitha e dokumentuar, si për të treguar qartë se ja kush na drejton ne?

Bir Selman i nenës, kë të qaj më parë! Po ky realitet të dhemb, se kjo nuk është Shqipëria që meritojmë dhe as ajo që duhet të ndërtojmë! Për trasparencë, shihni foto bashkëngjitur, që rasti është i dokumentuar!

Ky është rast i pastër korrupitiv që do të përfundoj në gjykatë. Tashmë kupa është mbushur dhe po derdhet për të gjithë ata që abuzojnë në emër të popullit. Kujdes, mos u tallni me bukën e gojës së njerëzve se buka e gojës të vret sytë!

/Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?