Malaj: Lëvizja pa lider si kjo e studentëve rrëzuan diktatura në vendet arabe

Politikani i njohur Arben Malaj i ftuar në “Tempora” me Sonila Meçon në Ora News, tha protestat pa një lider apo koordinatorë shpërthyen fillimisht gjatë Pranverës Arabe duke rrëzuar diktatura.

MalajLëvizja e Studentëve mund të ishte më efikase nëse do të ishte më e unifikuar dhe kërkesat e tyre nuk duhet të shkëputen nga sfidat që ka vendi. Pra nuk mund të ishin një oazë që ata luftonin thjesht me vetveten. Kjo është rezerva ime e parë. Procesi i arsimimit fillon që me çerdhet derisa vjen tek universiteti. Duhet ta trajtonin pjesën e tyre si pjesë e sfidave të vendit. Një pjesë e kërkesave janë normale që kanë të bëjnë me ndërtesat..me tarifat unë kam idenë se nuk është ide e meritueshme për ta. Po nëse ne na kërkojnë arsimtarët një mbështetje më të madhe financiare që ata e meritojnë?! A mund të ishte kjo lëvizje më produktive dhe a duhet të shndërrohej në një lëvizje politike? Mbajtja larg e partive politike për mua ishte një strategji e mençur, sepse partitë gëzojnë që të gjejnë çështje të tjerëve dhe të luftojnë me njëra-tjetrën edhe me agresivitetin që shqiptarët nuk e meritojnë. Këto lëvizje pa koordinator u shfaqën në pranverën arabe. Ato shpërthyen fuqishëm. Ato lëvizje bën diçka që nuk e kishin bërë kurrë. Përmbysën diktatorë që kishin 40 vjet dhe miliarda. Vërtetë këto lëvizje rrëzuan diktatura, por krijuar boshllëk institucional. Ballkani dhe rajoni nuk i meriton lëvizje të tilla. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?