Malaj: Më mirë vonë sesa kurrë! Të gjithë kemi nevojë të besojmë se SPAK-u do të funksionojë

Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj ka reaguar lidhur me ngritjen e SPAK-ut, teksa thekson se “Më mirë vonë sesa kurrë!”

“Jo për hipokrizi, as për patetizëm, po për nevojën emergjente që vendi sot ka , më në fund u krijua edhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, SPAK.

Sot betimi i trupës së prokurorëve te Presidenti dhe zgjedhja e Kryetarit që do të drejtoj SPAK, është lajmi më i mirë që vjen pas tërë këtij kalvari të gjatë mundimesh, për të konstituar këtë institucion tejet të rëndësishëm , nën kujdesin e plotë të SHBA, parnerit të përhershëm strategjik të Shqipërisë dhe BE.

Tashmë , pas ngritjes së këtij institucioni, uroj dhe deshiroj , mbeshtes dhe shpresoj, që ky insitucion kaq i rëndësishëm edhe pse u ngrit dy vit e gjysëm më vonë , se koha kur duhet të ishte ngritur, të jetë i pandikuheshëm dhe i sukseshme në detyrën tejet të vêshtirë që e pret. 

Sot në Shqipëri të gjitha institucionet për fatin tonë të keq , janë jashtë sistemeve dhe funksionimit të tyre. Asnjëherë në Shqipëri , gjatë këtyre 29 viteve , situata nuk ka qenë me kaotike se sot. Po le të shpresojmë dhe të besojmë te ky institucion , që do të verë në lëvizje sistemin e drejtësisë.  Unë besoj dhe jo vetëm unë , po të gjithë kemi nevojë të besojmë se SPAK-u do të funksionojë!

Koha e “të fortëve” përfundoj! Tani e ka radhën institucionet të pavarura dhe legjitime të funksionojnë! Le të jetë kjo një dritë shprese në kalvarin e gjatë të mundimeve që po kalojmë, për të folur në emër të së drejtës dhe zbatimit të ligjit! Le të besojmë që ditë më të mira më pas do të vijnë!Unë besoj se çdo gjë është e mundur , kur institucionet kryejnë detyrën në emër të së drejtës se “Drejtësi nuk ka të bëjë me atë që ndodh në një sallë gjyqi; Drejtësia është ajo që vjen nga një sallë gjyqi”. Le te besojmë te ky institucion i sapongritur !”, shprehet Nora Malaj.

SHKARKO APP