Malaj: Në raportet e huaja, Rama cilësohet si modeli negativ për mediat

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ishte e ftuar në takimin mes deputeteve të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Kosovës dhe deputetëve çek në parlamentin çek ku temë diskutimi ka qenë liria e medias dhe shtypit.

Më poshtë postimi i plotë i deputetes Nora Malaj:

Media e lirë dhe demokracia, kryefjalë e lirisë së mendimit!
Me ftesë të parlamentit cek, u mbajt dy ditë në këtë Parlament, takimi mes deputeteve të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Kosovës dhe deputetëve çek, për lirinë e medias dhe shtypit, si një nga prioritetet më të rëndësishme të hapjes së negociatave, për t’i dhënë shanse çdo vendi demokratik, që të ndërtoj dhe realizoj lirinë e medias dhe të mendimit të lirë. Ndjen dhimbje dhe keqardhje kur dëgjon në fjalën e përfaqësuesve të Këshillit të Europës, se disa kryeministra të vendeve të Europës Juglindore, përfshi kētu edhe Kryeministrin e Shqipërisë, merren si model negativ në lidhje me trajtimin dhe etiketimin e medias dhe vendosjen e një modeli censure, që nuk është aspak demokratik dhe i lirë, duke goditur median online dhe format e tjera të medias. Europarlamentarët dhe zonja Spineli, drejtuesit e panelit, thanë që vendet që kërkojnë të integrohen në familjen Europiane duhet të jenë të vendosur për mbrojtjen e të drejtës së ligjit dhe fjalës së lirë! Dhe pak ditë na ndajnë nga ngjarja e madhe për marrjen e të drejtës dhe hapjes së negociatave, ne të gjithë duhet të punojmë shumë për të zbatuar ligjin, që të ndërtohet shteti i së drejtës, duke mbështetur lirinë e shtypit e të drejtën për informim, pa asnjë hezitim dhe në emër të të drejtave të njeriut, si detyrim Kushtetues! Kemi shumë punë për të mbështetur dhe respektuar ligjin!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?