Malaj: Nxënësit dhe mësuesit lanë mësimin dhe u dehën në bare
Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, përmes një postimi në facebook, denocon atë që e quan si skandalin e rradhës në Fushë-Krujë. Deputetja thotë se 20 të rinjtë të gjimnazit ”Shote Galica”, sot në festën e Halloween-it së bashkë me mësuesit kanë lënë orët e mësimit dhe janë dehur në bare.
”20 të rinjtë të gjimnazit ”Shote Galica” që kanë përfunduar në gjendje të dehur dhe në serumë nga konsumimi i alkoolit dhe pijeve të tjera alkolike. Alarmi vjen nga prindërit e komunitetit të cilët janë tejet të shqetesuar, që sot fëmijet e tyre nuk kanë berë mësim po festën e Halluninit dhe janë organizuar nga mësuesit për të shkruar në dy baret e për të festuar”,-shkruan Malaj.
Si deputete e qarkut të Durresit, Malaj i bën apel Ministrisë së Arsimit e Drejtorisë Arsimore që të marrë masa. ”Ju bëj apel prindërve dhe komunitetit të bëhemi të gjithë së bashku për të luftuar të keqen dhe për të venë para pergjegjësisë cilindo që abuzon me fëmijët dhe të rinjtë tanë! Kjo është kambana e alarmit që tregon se jemi në vijën e kuqe të rrezikut! Kujdes se pas rrezikut vjen në shqitja”,-vijon më tej deputetja e LSI-së, Nora Malaj.
Postimi i plotë
Skandalet në Krujë e Fushë-Krujë nuk kanë të sosur! Sot është data 31 tetor dhe në ambulancën e qytetit të Fushë-Krujës janë rreth 20 të rinjtë te gjimnazit ”Shote Galica” që kanë perfunduar në gjendje të dehur dhe në serumë nga konsumimi i alkoolit dhe pijeve të tjera alkolike.
Alarmi vjen nga prindërit e komunitetit të cilët janë tejet të shqetesuar, që sot fëmijet e tyre nuk kanë berë mesim po festën e Halluninit dhe janë organizuar nga mësuesit për të shkruar ne dy baret e per te festuar? Kësaj i thonë kur peshku qelbet nga koka, jo vetëm fëmijët do të helmohen e do përfundojnë ne ambulancë , po zullumi dhe e keqja po hedh rrenje për të helmuar të rinjtë tanë! A mundet që institucionet shtetërore të shohin realitetit dhe mos të brohorasin për suksesin, kur të rinjve po ju rrezikohet seriozisht rinia?
Si deputete e qarkut të Durresit, i bej apel Ministrisë së Arsimit e Drejtorise Arsimore ta shohi këtë situatë me seriozitete dhe të marri masa, per te gjithë ata drejtuese që sistemin e Arsimit e shohin si përfitim dhe jo si mision ! Mjaftë më me eksperimente, duhet vepruar sot se neser do të jetë shumë vonë.
Ju bej apel prindërve dhe komunitetit të bëhemi të gjithë së bashku për të luftuar të keqen dhe për të venë para pergjegjësisë cilindo që abuzon me fëmijët dhe të rinjtë tanë! Kjo është kambana e alarmit që tregon se jemi në vijën e kuqe të rrezikut! Kujdes se pas rrezikut vjen në shqitja.
KOHA JONË SONDAZH

