Malaj: Programi, shenjë përgjegjshmërie për partitë politike

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj thotë se paçka se programi elektoral në Shqipëri luan një rol që nuk ndikon shumë në zgjedhje, mbetet një element i rëndësishëm për partitë politike.

”Më shumë ndikojnë faktorë të tjerë se sa thjesht programet por është shenjë e përgjegjshmërisë së partive politike që të prezantojnë programin e tyre”. Ish-ministri nënvizon se rrjetet sociale janë një mundësi për të prezantuar programet e partive politike përballë elektoratit.

”Që të prezantohen programet janë pjesë e rëndësishme e qeverisjes pasi ka lider politikë pasi fitojnë zgjedhjet dhe i shohin të parealizueshme premtimet, atëherë provojnë zgjedhje të parakohshme. Rasti më i afërt ishte rasti me Cipras, që kur u ul në tavolinë kuptoi se gjërat nuk ishin aq të lehta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-deputeti i PS-së pavarësisht se është angazhuar pranë Partisë Agrare Ambientaliste thotë se nuk do të jetë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?