Malaj: Propozime për mbylljen e vitit akademik, jam në krah të Ministres për tejkalimin e krizës

Pandemia e Covid-19 nuk ka izoluar mësimin pasi nxënësit po mësojnë online por kjo është e vështirë në zona ku nuk ka internet dhe nxënësit nuk janë teknologjinë e duhur për këtë proces. Teksa flitet shumë për rrezikimin e vitit akademik, zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka hedhur disa propozime. Për provimet kombëtare të lirimit dhe të maturës, ajo tha se mund të zhvillohen online, mbi tema dhe teza të lehta.

Për më tepër Malaj alaj i ka propozuar ministrisë së Arsimit që të rimodelojnë program studimor duke reduktuar atë si edhe ndryshim të vitit të ri akademik, për të plotësuar vështirësitë. Ish-deputetja e LSI-së nga ana tjetër u shpreh e gatshme që të japë kontibutin e saj në tejkalimin e kësaj krize.

“Ministria të bëjë të ditur programin mësimor si do vijojë. Të bëhet një program i reduktuar, që krahas bazës të jepen edhe forma të tjera të alternuara. E para të qartësojnë të qartë si do të mbyllet viti akademik. Nëse marrin 60% të nocioneve bazë mund të themi që jemi të suksesshëm në këtë vit shkollor. Të rimodelohet edhe viti i ri akademik, për të plotësuar vështirësitë e këtij viti. jam shumë e gatshme të ofroj eksperiencën time në fushën e arsimit për të bërë kurrikulat, apo menaxhimi i provimeve. Për fazën finale të provimeve që mund të organizohen online, institucioni jam i bindur se mund ta realizojë shumë mirë me teza dhe tema të thjeshta, mund të bëhen shumë të thjeshta nga shtëpia për të mos humbur vitin akademikë”, tha për ”Report Tv”.

SHKARKO APP