Malaj: Protesta vazhdim i qëndresës qytetare, kjo qeveri ka rënë

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj deklaroi në një intervistë për televizionin ”Scan Tv”, se protesta e nesërme është vazhdimi i qendresës së opozitës dhe qytetarëve që tashmë e kuptojnë qê qeveria i ka ditët të numëruar dhe fundin e saj e ka shumë të shpejtë.

Pjesë nga deklarata

Marsi është muaji i protestave, po protesta që opozita ka ndërmarre pas djegies se mandateve, tregon se tashmë shkalla e ndjeshmërisë kombetare ka arritur masën më të madhe dhe kjo protestë nuk është për të ndërruar pushtetin në tavolinë, po për t’u dhënë shqiptarëve, Shqipërinë e pakapur nga droga, blerja e votave dhe krimi i organizuar. Sot më në fund ndergjegja kombetare eshte ne nje shkalle me te larte, per te mbrojtur Shqipërine, qe te mos rrudhet dhe vendi të mos braktiset. Ndaj neser ne proteste, si simbol i qendreses ju ftoj te gjitheve, burra e gra, prinder, te rinje e te reja per te demostruar forcen tuaj dhe per te mos pranuar nje qeveri te kapur dhe nje parlament qe tashme nuk eshte legjitim. Te shkosh neser ne proteste paqesore do te thote te jesh patriot i vendit tend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?