Malaj: Qyteti që bëri historinë, sot u kthye në shesh beteje

Sot deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ishe në Kukës së bashku me 14 deputetë të opozitës. Siç e përshkruan edhe në statusin në facebook, qyteti që bëri histori sot ishte kthyer në shesh beteje.

”Edhe pse shiu nuk pushoi, njerëzit ishin të gjithë në rrugë, për të protestuar. Protesta e tyre ishte më shumë se e drejtë. Askujt nuk mund t’i bëhet hyrja dhe dalja në shtëpi me 10 euro në ditë, kur pjesa më e madhe e tyre janë në një gjendje të vështirë mbi jetese. Qyteti që dikur bëri historinë, sot është kthyer në shesh beteje”,-shkruan Malaj.

Ndër të tjerat deputetja tregone dhe skemën që përdori policia. Familje që u arrestuan në të gdhirë. ”Mbrëmë natën u arrestuan 24 qytetarë. U arrestuan natën në të gdhirë. Familjarë që kërkonin të afërmit, fëmijët prinderit dhe qytetit qytetarët e tij. Kudo një situatë e nderë. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Unë solidarizohem me qytetarët e Kukësit për të fituar të drejtat e tyre. E drejta vonon po nuk harron”,-shkruan Malaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?