Malaj: Ringritja ekonomike sfidë. Kredinë ta paguajë kush ka mundësi
Mbi vendimin e Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e pagesave të kësteve të kredive, ka komentuar edhe ish-anëtari i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërië, Arben Malaj. Duke e vlerësuar këtë vendim, Malaj u shpreh se interpretimin real është i bankave tregtare, ndërsa tha se BSH duhet të krijojë imunitet.
“Interpretimi real për klientët do të bëhet nga bankat ku ata kanë marrë kredinë. Roli i BSH është të krijojë imunitet. Mesazhi është i qartë, kërkohet të angazhohen të gjithë, qeveria, bankat, biznesit. Mbështetje maksimale sektorit të shëndetësisë. Grupi i dytë është asistimi i të varfërve”,-tha në “Ora News”.
Nga ana tjetër, ai u rekomandoi kredimarrësve, biznese dhe individë që të vijojnë të paguajnë këstet e kredive nëse nuk kanë vështirësi financiare.
“Pastaj janë bankat tregtare ato që do merren me procedurat. Askush prej nesh nuk e di sa biznese janë prekur. Nëse nuk likuidohen kreditë ngec ekonomia. Ky bashkëpunim duhet të jetë konkret. Banka e Shqipërisë nuk ndërhyn mes biznesit dhe bankës tregtare, por i ka lehtësuar. Tani do të jetë veprimi i bankave tregtare bazuar te klientët konkret për të shlyer kredinë. Unë do rekomandoja që klientët dhe individët që nuk kanë vështirësi reale të vazhdojnë të shlyejnë kredinë”.
Duke folur për pasojat që do të ketë në ekonomi koronavirusi, Malaj tha se ringritja ekonomike do të jetë problem. Sipas tij duhet të krijohen disa lehtësira për biznesin.