Malaj: Sot ishte një ditë e madhe, ku mirënjohja për çdo shqiptar është e pafund!
Deputetja e LSI-së Nora Malaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook përsa i përket protestës së sotme të opozitës.
“Shqiptarët janë heronjtë e kombit! As gazi lotsjellës dhe as gazi helmues nuk e helmon zemrën dhe shpirtin e shqiptarit!
Sot ishte një ditë e madhe ku mirënjohja për çdo shqiptar, për ata qindra mijëra që mbushën “Dëshmorët e Kombit “ është e pafund.
Çdo burrë, grua, vajzë e djalë, gjysh e gjyshe treguan se sheshi e mejdani i takon këtij populli trim e kapedan , që e do vendin, që nuk ka frikë, po që nuk lejon që shteti tashmë të drejtohet nga narko trafikantët!
Sot askush nuk u zmbraps , as nga bombat gaz helmuese e lotsjellëse, as nga uji i hedhur për të larë gazin,si mëkatarët që duan të zhdukin provën e krimit, po qëndruan stojk për të treguar se shteti i së drejtës i takon popullit dhe e mbrojnë atë.
Sot, të gjithë një zëri , për katër orë rresht , treguan se populli e ka marrë vendimin: Nuk mund të drejtojë më vendin një kryeministër që blen votat me krimin dhe na vjedh në emër të një grushti oligarkësh dhe kriminelësh. Faleminderit për ty populli im!”- tha Malaj.
KOHA JONË SONDAZH

