Malaj: Turp, qeveria ikën dhe nuk dëgjon debatin për Teatrin (FOTO)

Kuvendi sot po shoqërohet me debate të ashpra e të gjata. Socialistët kanë futur për miratim me procedurë të përshpejtuar ligjin që lejon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave në truallin e tij. Opozita deklaron se ky ligj është një vjedhje e hapur e pronës publike dhe një aferë korruptive.

Por, një tjetër skandal denoncohet nga opozita. Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, përmes një postimi në facebook, informon se qeveria nuk ndodhet në sallë dhe nuk është pjesë e debatit. Sipas saj, shqiptarët nuk e meritojnë këtë formë trajtimi.

”Në kohën që në parlament po diskutohet për ligjin më mafjoz për mbylljen e Teatrit, asnjë përfaqësues i Qeverisë nuk duket???!!! Ja pse ka rënë debati parlamentar. Shqipëtarët nuk e meritojnë të trajtohen në këtë formë”,-shkruan Malaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?