Malaj: Varfëria është ulur këmbëkryq tek shqiptarët, ti themi jo sektit korruptiv të Rilindjes

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj thotë se raportet e huaja tregojnë qartë se varfëria është ulur këmbëkryq tek shqiptarët. ”Banka Botërore raporton: mbi 41% e shqiptarëve pritet të zhyten në varfëri. Sot 36.5% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5.5 dollarë për person në ditë. Pritet rritje me 41.5% të popullsisë që do jetojnë në varfëri. PBB-ja e Shqipërisë pritet të tkurret me 8.4 për qind në vitin 2020”,- shkruan në facebook. Teksa e quan situatën si alarm, thirrja e saj është që shqiptarët duhet ti thonë jo sektit korruptiv të Rilindjes.

Postimi i plotë

Varfëria ulur këmbëkryq tek shqiptarët! Ja tabloja sesi shqiptarët varferohen. Këto nuk janë thjeshte shifra apo numra, po një realitet që ka trokutur tani në dyert e shqiptarëve. Cdo retorikë tjetër është pa koment. Si i varfëroi rilindja shqiptarët. Banka Botërore raporton: mbi 41% e shqiptarëve pritet të zhyten në varfëri. Sot 36.5% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5.5 dollarë për person në ditë. Pritet rritje me 41.5% të popullsisë që do jetojnë në varfëri. PBB-ja e Shqipërisë pritet të tkurret me 8.4 për qind në vitin 2020.  Ky është ALARM. Shqiptarët më të varfër se kurrë. Thuaji JO sektit korruptiv të rilindjes. Shqipëtar mos rri se e keqja të ka mberrtitur në derë dhe po pushton Shqipërinë! “As për mua, as për tynë po për gjithe Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?