Malaj: Vendi ynë është prekur nga tre kriza, keqqeverisja ndikimin më të madh në rënien ekonomike

ish-ministri socialist i Financave dhe eksperti ekonomik Arben Malaj në një intervistë për Abc News ka komentuar situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi dhe programin politik të Partisë Demokratike.

Në intervistën e tij me gazetaren Juli Xhokaxhi, Malaj ka theksuar se sektorët më të prekur nga pandemia është turizmi, emigrantët dhe fasonët.

Sipas Malajt, paketa që mori qeveria ishte e paqartë dhe e pamjaftueshme për të përballuar krizën e pandemisë.

Çdo qeveri e re nuk do të ketë vështirësi për burimet në vitin e parë të saj. Është mirë që janë 5 objektiva. Ato japin garanci që ky program është i mirë menaxhuar. 6 muaj është koha optimale që ata ta njohin administratën. Rama si kryeministër dhe si lider kanë një mbivendosje të keqe. Ajo që bën Rama është një demagogji e kushtueshme se është e përditshme dhe e bezdishme, prandaj i ka rënë edhe audienca. I mposhtur nga ambiciet partiake ka më qejf batutën se përgjegjësinë. Ajo që do i mbetet është qeverisja me 4 elementë, është qeveria më paditur, e papërgjeshme, arrogante. Nëse ministrin për rindërtimin është paditur nga qeveria civile për një koncesion të dhënë nga ai, edhe donatorët i kanë informacionet mbi tavolinë, kredibiliteti, shkalla e sigurisë ka të bëjë shumë.

Ne e dimë se sektori që do të prekej më shumë i është turistët, emigrantët dhe fasonët. Kur rënia ekonomike është 1.5 herë më shumë vë në risk bizneset dhe rrit papunësinë, paketa që mori qeveria ishte e pasaktë në dizenjim dhe e paqartë. Nuk ka nevojë të vijohet me pagën e luftës, por siç kanë bërë vendet e tjera që kanë subvecionuar kompanitë dhe kjo bën që indirekt të ndihmohen punonjësit. Qeveria ka dhënë një pagë prej 40 mijë lekësh dhe asnjë nuk e mori vesh se kush e mori dhe sa e mori, kjo është varfëri por duhej të bëhet siç  u bë në botë ku u jepet një çek në dorë për të ndihmuar”, është shprehur Malaj.

Ndër të tjera eksperti ekonomik në fjalën e tij ka theksuar se vendi ynë kohët e fundit është prekur nga tre kriza kryesore ku ajo që ka ndikuar më shumë është ajo e keqqeverisjes.

Sipas tij hapja e debatit të kazinove dhe kanabisit është një dështim i drejtuesve.

Ne jemi prekur nga tre kriza tërmeti dhe pandemia që nuk bëhet fajtorë qeveria por kemi dhe keqeverisjen. Biznesi nuk merr kredi pasi nuk ka shpresë për rritje, pasi një tjetër ndikim është ajo e krizës politike, askush nuk merr risk për të bërë nhë gjë pasi nuk dihet se çfarë ndodh.

Hapja e debatit të kanabisit, amnistinë dhe kazinotë është dështim i liderve. Kryeministri tha se duhet të jesh trend i huaj, por pse duhet që të diskriminohet biznesi shqiptar që ka arritur të menaxhojë një hotel me 5 yje. Unë jam që hotelet me 5 yje në momentin që i kërkohet të ketë një licencë le ta bëjë. Unë nuk e kuptoj termin kazino kombëtare, ne e dimë dhe na është propozuar që një nga mundësitë e zhvillimit në tokat më të varfëra janë hapja e lojërave të fatit pasi është një mundësi e mirë për ta menaxhuar. Nëse është një mirëmenaxhim i lojërave të fatit në një zonë të varfër është një ndihmë e madhe në lidhje me ekonominë”, ka thënë Malaj.

SHKARKO APP