Mali i Zi vendos! Sa përqind e qytetarëve kanë votuar deri tani
Mali i Zi po vijon procesin e votimit ndërsa deri më tani raportohet se pjesëmarrja është 54.1%, shifër kjo shumë e lartë duke përllogaritur se procesi vijon.
Pjesa jugore e Malit të Zi ka pasur mbi 57% të pjesëmarrjes, ç’ka duhet theksuar se në një pjesë të këtyre zonave jetojnë shqiptarët.
Në këto zgjedhje partitë shqiptare garojnë në dy koalicione dhe secila ka shprehur bindjen e sigurimit të një ulëseje në Kuvend.
Pjesa veriore e vendit ka pasur një pjesmarrje rreth 48% deri më tani, diku te 9% më pak se në jug të Malit të Zi.