Maliq, mësuesi i shkollës së mesme godet Drejtorin

Policia e Maliqit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një mësues të shkollës së mesme të fshatit Podgorie, i identifikuar si shtetasi me iniciale E.Xh, 32 vjeç.

Policia sqaron se “procedimi ndaj tij filloi pasi, ky shtetas duke qenë me detyrë mësues në shkollën e mesme të fshatit Podgorie, për shkak të detyrës, në ambjentet e saj, dyshohet se ka goditur Drejtorin e shkollës shtetasin A.B, 43 vjeç, banues në Korçë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale bazuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?