Maliqi: 30 qershori do jetë ditë e zezë, 13 tetori ditë shprese

Deputeti Lefter Maliqi, ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend. Përmes një postimi në facebook, ai thekson se zgjedhjet e 13 tetorit janë ditë shprese për shqiptarët. Ndërsa për 30 qershorin, thotë se është ditë e zezë dhe fundi i kalorësit të Rilindjes së krimit. Sipas tij 1 korriku është ditë e bardhë për shqiptareët.

Reagimi i plotë

13 Tetori, dite shprese, kthese, besimi, ndryshimi. Te dashur miq socialist e demokrat ju uroj nje fundjavë të qetë prane detit,prane njeri tjetrit ne paqe te plot larg Rilindjes krimit, larg qëndrave te votimit monist. 13 Tetori eshte shume afer se bashku te ndryshojme Qarkun Berat dhe gjithe vendin duke u kthyer besimin socialisteve dhe demokrateve me zhvillim ekonomik, rend, siguri, investime, thjeshtesi, humanizem, mbeshtetje, kthim besimi e shprese per sherbim ndaj jush, kthim demokracie, paqe mes njeri tjetrit dhe realizimin e aspiratave drejt BE. Rilindja ska lidhje me socialistet as me shqiptaret. Arroganca, ironia, gjakftohtesia e kaloresit te rilindjes dhe oligarkeve te tij ne keto dite te nxehta vere dhe politike jane tipare te krimineleve e banditeve gjakftohte dhe jo te elites politike qe drejton qeverin dhe i sherben qytetareve. 30 Qershori dite e zeze dhe fundi i kalorsit te Rilindjes se krimit e bandave, 1 korriku dite e bardh per shqitaret, zoti ju bekofte me bashkim e paqe mes njeri tjetri pa dallim politik, etnik e fetar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?