Maliqi: Bashës nuk i ka hije trashja e zërit, pas tij fshihet Rama dhe marrëveshja e 2017
Lefter Maliqi thotë se reagimet e Lulzim Bashës ndaj Sali Berishës nuk i kanë hije. Ish-deputeti shton se pas zërit të Bashës fshihet Rama, dhe se është zëri i marrëveshjes së 2017.
”Nuk e shoh si përplasje. Reagimet e Bashës dhe trashja e zërit nuk i ka hije. Nuk është zëri i tij është zëri i Ramës dhe është zëri i marrëveshjes së 2017.
Marrëveshja e 2017, ka qenë goditja e njerëzve të Berishës që tashmë janë jashtë, si Nishani, Topalli, Pollo, dhe goditja e LSI.
Jo më kot u dogjën bashkitë hap pas hapi, u dogjën mandatet, dhe zgjedhjet e fundit të 2017 ishin thikë pas shpine edhe për LSI-në dhe ndaj demokratëve. Pas marrëveshjes së 5 qershorit Rama nuk e pyeti fare ambasadën amerikane”,-tha në ”Ora News”.