Maliqi: Demokracia dhe e ardhmja Europiane e vendit në rrezik nga besëlidhja e krimit

Nga Lefter Maliqi

Venecia foli, Presidenti ka të drejtë. Kushtetuta, Demokracia dhe e ardhmja Europiane në rrezik nga Besëlidhja e krimit. Populli në 2 mars foli, i cili vërshoi si Uragan, si asnjëherë më parë, frika u thye, shpresa lindi. Besëlidhja me shqiptarët duhet të vazhdojë më fort, me revolucion demokratik deri në goditjen përfundimtare të besëlidhjes së krimit, të kësaj bande oligarkësh që ka paralizuar jetën politike dhe ekonomike të vendit, me varfëri, pasiguri, shpopullim, zgjedhje lokale moniste, kapje institucionesh, duke synuar instalimin e diktaturës. Kalorësi dështak i Rilindjes (KM) pas 2 marsit i ka ikur zëri dhe ngjyra e fytyrës nga manifesimi madhështor. S’ka kthim prapa, koha ta largojmë këtë të keqe të madhe sa më parë, nesër do jetë vonë për demokracinë dhe të ardhmen Europiane.??????.

SHKARKO APP