Maliqi denoncon skandalin: Lleshaj dhe padroni i tij i Surrelit kanë nxjerrë 4 mijë policë për protestën e artistëve

Deputeti opozitar Lefter Maliqi e cilëson si skandal dhe një turp të qeverisë “Rama” dhe veçanërisght të ministrit Sandër Lleshaj i cili ka mobilizuar mbui 4 mijë policë për të parandaluar protestën që pritet të nisë nga minuta në minutë.

Përmes rrjeteve sociale, Maliqi thekson se Lleshaj dhe padroni i tij nga Surreli do të përgjigjen para ligjit dhe drejtësisë së popullit.

“Skandal, turp! Shtet policor!

Mbi 4000 forca policore në gadishmëri për protestën qytetare.

Diktatura s’ka brinjë, kjo tregon që qindra do jenë me veshje policore, me maska, pa numër identifikimi, të rekrutuar nga banditë të Rilindjes.

Z.Lleshi nuk e ndal dot me policë të rekrutuar dhe shtet policor Uraganin popullor.

Ai s’ndalet më, është në mbrojtje të kulturës, lirisë dhe demokracisë.

Ti dhe Padroni juaj i Surrelit do përgjigjeni para ligjit të drejtësisë së Popullit.

Informacion i sigurt nga radhët e policëve të ndershëm.

Poshtë Diktatura, rroftë Demokracia”, shprehet në mesazhin e tij, deputeti Lefter Maliqi.

SHKARKO APP