Maliqi: Do të dal deputet vetë, kam mbështetje të madhe nga të majtët e zhgënjyer

Deputeti Lefter Maliqi kandidon në qarkun e Beratit në siglën e LSI-së, ku është renditur i fundit, tha se këtë gjë e ka kërkuar vetë dhe shton se do të dalë deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Mbështetjen për emrin tij, Maliqi e sheh edhe tek të majtët që sipas tij janë të zhgënjyer nga PS-ja.

”E kam kërkuar vetë për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në Kodin Zgjedhor, pasi tani votohet edhe kandidati. Unë do të nxjerr në pah vlerat e mia në atë qark, nëse i kam mbështetur me investime, nëse kam mbështetje popullore. E shoh si sfidë. Pretendoj se do të dal deputet në zgjedhje, dhe nëse nuk do të dal do të dal më i votuari. E rëndësishme është që unë të punoj për njerëzit edhe këto 10 ditë që kam qenë në fushatë kam bërë të pamundurën, dhe kam një mbështetje shumë të madhe sidomos të majtët e zhgënjyer. Hera e parë në qarkun e Beratit që opozita e bashkuar të fitojë zgjedhjet, jam i bindur, kjo fushatë e bëri PS-në që të hanin kokat e veta. I mori në qafë edhe bashkëpunëtorët e tij, gjasme të dorëhequr”,-tha Maliqi për ”Report TV”.

Duke u shprehur i bindur se ”Aleanca për Ndryshimin” dhe LSI-ja do të fitojnë zgjedhjet, po ashtu Maliqi u ndal edhe në qeverisjen e pas 25 prillit. Deputeti tha se Basha duhet të mbajë premtimet, pasi në të kundërt do të ketë probleme në qeverisje.

SHKARKO APP