Maliqi “fletërrufe për Mao-n e Rilindjes”: Ramzi dorëzohu, s’je i përjetshëm! Mos shih ëndrra

Deputeti Lefter Maliqi i bën thirrje kryeministrit Edi rama që të dorëzohet dhe ta votojë marrëveshjen e 5 Qershorit pa asnjë ndryshim.

“Fletërrufe për Mao-n e Rilindjes…Ramzi dorëzohu, s’je i përjetshëm! Mos shih ëndrra se rotacioni është si qarkullimi i gjakut, jo si trompoza që pësoi Gadafi. Ramzi po e pëson si gomari i rraskapitur që s’e donte askush më. Frikacak i pamoral, i trembur, peng i krimit.

Ke frikë nga koalicionet? Pse ke frikë nga humbja e sigurtë që të pret? Ku je ti trim që ke aleancë me shqiptaret, që je çjerrë nëpër media me aktrimin tënd të pështirë? Nga kush ke frikë për humbjen? Nga koalicioni opozitar, nga zhgënjimi i socialistëve të ndershëm, nga miqtë e bashkëpunëtorët që i shite, apo nga oligarkët, bandat që të kanë marrë peng?

Ramzi po të ndodhë si gomari i drobitur që e hodhën në pus dhe “miqtë” e tij i hidhnin rërë me lopata dhe i bërtisnin: “rrotullohu, rrotullohu”, që të shkundej rëra e të dilte nga pusi. Por e dëgjonte si “rotacion” dhe rënkonte: “ah më lanë të mbytem qelbësirat”.., por gomari me shumë mundime doli nga pusi, por duke rënkuar ngordhi duke thënë me zë të ulët; edhe ju që më hodhët në pus dhe më mbuluat me rërë fatin tim dhe më keq do të keni…?? lopatat me rërë ja hidhnin Tao, Liza, Mamica, e …f… dhe në krye qëndronte Lali që donte ta hiqte qafe sa më shpejt…, por dhe Pandemiu i hidhte rërë me grushta së bashku me miun….

I bëj thirrje samarit mos të rrijë me gomarin se po e pëson si Maoceduni, në veprën e vet “Roli i PK kineze në Revolucionin Botëror”, tetor 1938 – Mao Tse Tung shkruante: liderët politikë (komunistë) duhet të jenë të shkrirë me masat, të jene nxënës brenda tyre, por në të njëjtën kohë edhe mësues të tyre.

Mao E. (D)rama as me mësimdhënien e as me mësimnxënien s’ka lidhje; masat i sheh si dhe lideri kinez si turma të cilave thjesht duhet t’u marrësh ç’të mundësh, t’i shtrydhësh e shtypësh gjer në palcë, por kurrsesi të jesh pjesë e tyre, apo t’u mësosh gjë.

Tërhiqu Ramzi, voto marrëveshjen, lëri djallëzitë frikacak, s’ke garë me opozitën parlamentare, por ke garë me opozitën legjitime dhe me socialistët e shqiptarët e zhgënjyer nga tepsia, timoni yt, nga krimi, korrupsioni, droga, varfëria, shpopullimi, papunësia, pasiguria, kapja e institucioneve, paaftësia, papërgjegjshmëria e Rilindjes tënde, si sekti më i keq kriminal.

Voto marrëveshjen historike të 5 Qershorit pa asnjë ndryshim, lëre aktrimin dhe përdorimin e disa deputetëve të tu dhe të opozitës së re për ta bllokuar marrëveshjen. Mos bëj trimin me ndërkombtarët, opozitarët e shqiptarët, se s’të bëjnë trim as miliardat, pasuritë e shqiptarëve, as karrigia, as oligarkët, as bandat. Ato vetëm të afrojnë me ankthin, prangat, dhe fundin e tmerrshëm si çdo diktator”, shprehet në reagimin e tij, deputeti Lefter Maliqi.

SHKARKO APP