Maliqi, Gjonajt: Situata në burgje është e rëndë. “Kolegia e Lleshaj” të përgjigjet të paktën 50% të realitetit!
Ka filluar parlamenti dhe rendi i ditës i publikuar nga Kuvendi përmban disa pika, ku një prej tyre është interpelanca me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj.
Ishte deputeti Lefter Maliqi ka kërkuar interpelancë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Teksa e quan “kolegia e Lleshajt”, Maliqi thotë se situata në burgje është e rëndë.
”Korrupsioni, tenderat korruptive, protesta dhe greva e të burgosurve. Jeni të keq përdorur nga kryeministri, të përgjigjesh të paktën 50% të realitetit. Besoj që të jesh transparente”, tha Maliqi.