Maliqi i drejtohet Ramës: Je dhe do mbetesh tipiku i liderit autoritarist e autokrat
Nga Lefter Maliqi
Unë artist nuk jam, as di të luaj teatër, as di të pikturoj, por nuk ka sportist të mos e ketë artin në shpirt.
Arti, demokracia, liria duan shpirt dhe forcë. Dhe të dyja kanë nevojë të edukohen dhe të ushtrohen. Të mos ishin ngjyrat si do përcaktoheshin skuadrat, logot, medaljet, simbolet e tifozëve? Të mos ishte muzika asnjë zhanër i sportit nuk do kthehej në balet, gjimnastikë, koreografi apo thjeshtë ski. Sporti e arti janë dy gjuhë universale që hapin e japin mundësi te pafundme për t’u shprehur fizikisht, intelektualikisht, emocionalisht. Po ti i dashur armik nuk njeh asnjërin zhanër, prandaj nuk ke si të kuptosh se si sporti ashtu dhe arti duan shpirt, disiplinë, prani e pavarësi. Ti je dhe do mbetesh tipiku i liderit autoritarist e autokrat. “My way or the highway”.