Maliqi i kthehet Spiropalit: Pyete ”Skënderbeun” për vulgaritetin
Deputeti i Beratit, Lefter Maliqi, përmes një postimi në rrjetin social facebook i është kthyer ministres së qeverisë, Elisa Spiropalit. ”Për nivelin tënd juridik dhe profesional lexo shprehjet e Gandit të madh: Politikë pa parime. Pasuri pa punë. Kënaqësi pa vetëdije. Dije pa karakter. Tregti pa moral. Shkencë pa humanizëm. Adhurim pa sakrificë”,-shkruan Maliqi.
Postimi i plotë
Mamica e Skëndërbeut, një nder të zgjedhurat e të çmendurit të madhërishëm, na mëson për vulgaritetin, na mëson të mbyllim hundën, na tregon nivelin juridik. Pyete Skënderbeun tuaj për vulgaritetin se ta tregon mirë (ska b… n… dhe b., k…. ect ect.) Kur ishe tek doganat më se i nuhasje monedhat? Kurse për nivelin tënd juridik dhe profesional lexo shprehjet e Gandit të madh: Politikë pa parime. Pasuri pa punë. Kënaqësi pa vetëdije. Dije pa karakter. Tregti pa moral. Shkencë pa humanizëm. Adhurim pa sakrificë.