Maliqi: KQZ nuk pranon të publikojë pamjet. KAS zvarrit procesin për Kuçovën

Lefter Maliqi vijon betejën e tij për Kuçovën. Ai akuzoi Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve se po zvarrit procesin e ankimimit për shkeljet e pretenduara prej tij.

Kandiati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, pretendon se janë mbi 700 votime në grup, por sipas tij KQZ nuk pranon të publikojë pamjet e kamerave të sigurisë.

“Jam pranë KAS për sot në ditën e katërt pas vendimit politik të shprehur publikisht nga ana ime, sot e keni të mbyllur KQZ dhe KAS vetëm sepse kërkojnë të zvarrisin ankimimin për KAZA nr 64 bashkia Kuçovë për krimin e rëndë elektoral të faktuar me prova. U bënë 6 seanca , në datë 12 pas vendimi paraprak të KAS për rrëzimin e një pike të hapjes së rinumërimit të votave ne sipas procedurës bëmë ankimimin. KAS këtë herë nxitoi me urdhër politik duke rrëzuar 4 me 1 të gjitha pretendimet në Bashkinë Kuçovë”, tha ai.

SHKARKO APP