Maliqi: Kryemafiozi Edi Rama urdhëron Komisionin e Sigurisë të mblidhet jashtë agjende, për të hequr vëmendjen nga mega-aferat e qeverisë së tij
Deputeti Lefter Maliqi deklaron se Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare u keqpërdor sot nga Edi Rama për të ashtuquajturin “skandal i Presidentit me pajisjen me nënshtetësi shqiptare të personave me rekorde korruptive dhe kriminale”.
Përmes rrjeteve sociale, Maliqi shprehet se “Kryemafiozi” Edi Rama urdhëron Komisionin e Sigurisë të merret me “shpifjet” ndaj Presidentit, për të hequr vëmendjen nga mega-aferat e qeverisë së tij të kalbur, që do e përcëllojnë më 25 Prill.
“Sot, komisioni i Sigurisë Kombëtare u keqpërdor për të ashtuquajturin ‘skandal i Presidentit me pajisjen me nënshtetësi shqiptare të personave me rekorde korruptive dhe kriminale’. Kjo e sotmja, ishte SHOË me porosi të Rilindjes së Kryemafiozit, për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë së tij të kalbur. Kjo e sotmja ishte urdhër i Kryemafiozit për të larguar debatin publik nga mega-aferat me incineratorët, e të tjera skandale korrupsioni, që qeveria në ikje ka 8 vite që përfshihet. E gjithë skema për të tërhequr vëmendjen, shpjegohet te sondazhet që Ramziun e nxjerrin me humbje të thellë më 25 Prill, pikërisht atë rezultat që i tha zonja Kryemadhi që i bëri dhe ‘Tag’ Kryemafiozit. Bazuar në eksperiencën time si në radhët e Policisë së Shtetit, ashtu edhe në politikë, nuk më dalin llogaritë logjike dhe ligjore, që në rastin konkret, të kemi të bëjmë me një cënim të Sigurisë Kombëtare. Gjithmonë, historikisht, Kryemafiozi-Kryeministër, nuk ka pasur ‘armë’ për të luftuar me kundërshtarin më të fortë që ka, Ilir Meta, dhe ka sajuar të tilla çështje për të goditur Presidentin. Asnjëherë nuk ja ka dalë, dhe kjo e ka tërbuar përditë e më shumë duke e nxjerrë nga binarët. Nuk dua të mbroj askënd, por nuk ma lejon logjika ime të mendoj se kësaj çështje i duhen dhënë këto përmasa, deri në “cënim të Sigurisë Kombëtare”. ABSURDE DHE QESHARAKE! Nëse duhet të thërrasim gazetarë në Komision për të raportuar, jam shumë dakord, atëherë të thërrasim edhe gazetarët Artan Hoxha, që ka zbuluar drogën e Rilindjes, të thërrasim edhe gazetaren Klodiana Lala që denoncon krimet etj. Unë si anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, apeloj kolegët të heqin dorë nga përdorimi që po i bën Rilindja, për të hequr vëmendjen nga shpopullimi, pasiguria, krimi, korrupsioni, vrasjet, grabitjet në mes të ditës ku banditë me uniformë policie dhunojnë gra e pleqë, skandalet qeveritare, etj, etj,. Të thërrasim Ministrin Lleshaj të japë llogari për të gjitha këto, sepse në këtë mënyrë e morët në qafë Ministrin Tahiri, që ishte më i suksesshmi i qeverisë ‘Rama’, dhe më socialist se vetë Rama, vetëm u keqpërdor. Deputetët e Komisionit të Sigurisë u thirrën dje pasdite të firmosnin mbledhjen e sotme me urdhër të Ramës, që nuk ishte as në agjendë fare për këtë çështje, por ka qenë për buxhetin, institucionet e Rendit etj”, shprehet Lefter Maliqi.