Maliqi kundër Lleshajt: O ushtar i Rilindjes, 206 efektivë kanë dhënë jetën
Në seancën e së enjtes në Kuvend, pati një debat mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe deputetit Myslim Murrizi. Gjatë shkëmbimit të toneve të ashpra, kur Murrizi i tha: Ik o Lesh andej…, ministri iu kthye: Nuk do fitosh pikë me polici. Polic ke qenë dhe polic ke mbetur.
Për deputetin Lefter Maliqi, ministri Lleshaj duhet që të japë dorëheqjen. Për më tepër, ai i bën thirrje Policisë së Shtetit që ta injorojnë si drejtues Lleshajn, sepse për të kjo deklaratë është shokuese dhe e paprecedentë.
”Kur ulesh në atë karrige o Llesh, minimalisht duhet të jesh i bindur me mendje dhe zemër, që Polici është simbol i rendit, paqes, sigurisë, përfaqësesi më dinjitioz i një shteti serioz, zbatuesi i ligjit, mbrojtës i jetës dhe pronës së qytetarëve. Deklarata jote o Llesh është bullizëm dhe përdhunim i paprecedentë i figurës së nderuar të Policit”,-shkruan më tej Maliqi në facebook.
Reagimi i plotë
O Llesh, kapter ishe, magazinier Rilindjeje përfundove…
Të dashur miq!J am i tronditur me arsye dyfish, pas deklaratës skandaloze të një dite më parë në mes të institucionit përfaqësues të Kombit Shqiptar, ku më e pakta, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, duhet të kishte dhënë dorëheqjen e menjëhershme. Më thoni një vend të botës, ku një Ministër mund të degjenerojë deri në këtë pikë, sepse unë e kam të pamundur të gjej. Lleshaj ka thënë më herët që policët përfaqësojnë fytyrën e tij?
Atëherë ofendimi i vetëm që duhet përdorur, por me një kusht, vetëm brenda Rilindjes sepse me të tjerë nuk kanë surrat këta të mjerë, duhet të jetë ”Lleshaj ke qenë dhe Lleshaj ke mbetur”. Jam dakord me pjesën që Lleshaj të personifikojë ofendimin, llumin, sepse vetëm kjo është e vërteta. O Ministër i turpit, si mund të qëndrosh në krye të një institucioni që identifikohet me Policinë e Shtetit, kur për këta të fundit ti paske këtë konsideratë?
Me ç’fytyrë ke shkuar sot në zyrë e je përballur me uniformat e Policisë, ”o pikë e oqeanit llum të Rilindjes”? I bëj thirrje Policisë së Shtetit, ta injorojnë si drejtues këtë njeri që i bëri ofendimin më të madh në historinë botërore, sepse kjo deklaratë shokuese është e paprecedentë. Kur ulesh në atë karrige o Llesh, minimalisht duhet të jesh i bindur me mendje dhe zemër, që Polici është simbol i rendit, paqes, sigurisë, përfaqësesi më dinjitioz i një shteti serioz, zbatuesi i ligjit, mbrojtës i jetës dhe pronës së qytetarëve. Deklarata jote o Llesh është bullizëm dhe përdhunim i paprecedentë i figurës së nderuar të Policit.
O Llesh, o njeri i korruptuar dhe i paaftë, i përdorur si ushtar i rëndomtë nga Rilindja e krimit, a e di ti që janë 264 Policë që kanë dhënë jetën duke luftuar me krimin në këtë vend? Po ti përdhose edhe kujtimin dhe nderimin për ta o i Mjerë! Por tek e fundit, ç’mund të presësh nga një njeri që është nën hetim nga SPAK, pasi është kallëzuar për skemë mafioze me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.
Ç’mund të presësh nga një njeri që lëviz si mbret me makina superluksoze dhe Policin e ka lënë me 300 mijë lekë rrogë dhe e ushqen me byrek e dhallë, e pastaj e nxjerrë të luftojë krimin. (Megjithëse as këtë nuk e bëjnë, sepse janë vet kokat e krimit këta Rilindas mjeranë që drejtojnë sot të gjitha institucionet e vendit).Po Kryemafiozi ku është që nuk reagon ndaj deklaratës skandaloze të Ministrit të tij dordolec? Megjithëse ai është për vete bullizuesi dhe ofenduesi më i madh që ka njohur ky vend.
Hajde Kryemafioz, ‘jepi goditjen e fundit kukullës tënde Llesh, dhe qëroje nga ajo zyrë, sepse deri tani e kishe lënë varur me një këmbë jashtë’. Megjithëse nuk kam si e kërkoj këtë gjë nga ty, sepse ti nuk ke asnjë lidhje me ‘burrin e shtetit’ që të bësh gjeste të tilla. E djeshmja, një tjetër arsye që tregon se shqiptarët mezi po e presin 25 Prillin për ta shporrur Rilindjen që po i pi gjakun shqiptarëve.