Maliqi për skenarët e protestës së opozitës më 7 tetor: Bllokimi i të gjitha akseve rrugore

Ish-deputeti Lefter Maliqi zbulon opsionet e të hënës që PD e ka thirrur një protestë. Që nga rrethimi i shtëpisë së Edi Ramës në Surrel, rrethimi i Kryeministrit kur zbret nga avioni në Rinas, bllokimi i akseve kryesore të vendit, e deri te përplasja me forcat e Policisë që do t’i pengojë protestuesit në tubimin, janë skenarë që Maliqi rendit. I pyetur për situatën brenda PL-së, Maliqi tregon se zonja Monika Kryemadhi nuk ka shkelur më në selinë e partisë që prej nisjes së divorcit me Metën. Ai i bën thirrje eksponentëve të PD-së, sidomos ata që tani janë angazhuar në qakrun e Fierit për zgjedhjet e 2025, që të mundësojnë ushqimin çdo ditë për Ervin Salianjin, në mënyrë që mos ta ekspozojnë përballë asnjë rreziku që mund t’i vijë nga armiqtë e pushtetit.

 

SHKARKO APP