Maliqi: Rama diktator i kamufluar dhe vrasës gjakftohtë i shpresës. Revolucion, protesta kudo

Ish-deputeti Lefter Maliqi, akuzon qeverinë ”Rama 3” për situatën në vend, me rritjen e frikshme të çmimeve dhe me protesta që kanë shpërthyer në çdo qytet të vendit. Për të kemi të bëjmë me një diktator të kamufluar siç është kryeministri Edi Rama, të cilin po ashtu e quan edhe vrasës gjakëftohtë të shpresës.

”Çmimet në stratosferë, varfëria është ulur këmbëkryq, emigrantët derdhin djersë në vendet e botës duke ju sjell lekë për buën e gojës. Kryeministri arrogant i pamoralshem, hajdut, aktron me ministreshat duke e kthyer qeverinë në harem. Stop diktaturës, stop opozitës së kapur të Lul pengut”,-shkruan në facebook.

Po ashtu ai shkruan në facebook, se të bashkuar pa kthim deri në rrëzimin e qeverisë ”Revolucion, protesta kudo, qendresë përballë narkoshtetit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?