Maliqi: Rama nuk mund të mbulojnë bëmat rilindase me shoshë

Deputeti Lefter Maliqi, përmes një reagimi në facebook, ka komentuar bllokimet që po ju bëhet shqiptarëve që komentojnë në rrjete sociale kundër kryeministrit Edi Rama. Ai thotë se kreu i qeverisë nuk mund të mbulojë bëmat rilindase me shoshë. ”Të gjitha këto nuk mund të fshihen as me show politik, as me nënqeshjet e talljet, kërcënimet dhe kërcëllitjet e dhëmbëve, të piktorit dështak. Edi Rama dhe veglat e tij qorre,do të përballen me drejtësinë për të gjitha abuzimet e tyre, dhe nuk do të ketë Acromax që do t’i shpëtojë nga urrjetja popullore”.

Postimi i plotë

Turp turp turp, një kryeministër dhe sejmenet e tij që angazhojnë një ushtri me njerëz për të censuruar fjalën e lirë. Edi Rama dhe sejmenet e tij përdorin Acromax Media GmBH, që e ka vajza e Filloreta Kodrës për të sulmuar cilindo që denoncon sharlatanët e Rilindjes. Rama dhe Sejmenet e tij fshihen pas Acromax, duke përdorur vajzën e një ambasadoreje, sepse nuk kanë guxim të përballen drejtpërdrejtë me akuzat, të japin llogari për gënjeshtrat e premtimet boshe, varfërinë dhe largimin e shqiptarëve, kanabizimin, krimin në Parlament, të pashkolluarit që emërojnë bashkiakë dhe drejtorë.

Piktori dështak dhe sejmenet e tij nuk do të mundin të ndalojnë fjalën e lirë, nuk do të mundin të mbulojnë bëmat rilindase me shoshë. Kapja e drejtësisë, krimi, korrupsioni, kriminelët në politikë, kontenierët me drogë, 3-4 milione euro tek Toyota Yaris,mbi 10 milion euro te grabitura ne Rinas,tonelatat me droge te kapura ne Greqi,Itali,Turqi, Brazil etj,vrasjet mes dites,rrembimi dhe zhdukja e personave,vrases me pagese, tritolet, avionet me droge, varferia, zgjedhjet lokale moniste etj janë ato çka na solli Rilindja dhe tepsia e Ramës.

Të gjitha këto nuk mund të fshihen as me show politik, as me nënqeshjet e talljet, kërcënimet dhe kërcëllitjet e dhëmbëve, të piktorit dështak. Edi Rama dhe veglat e tij qorre,do të përballen me drejtësinë për të gjitha abuzimet e tyre, dhe nuk do të ketë Acromax që do t’i shpëtojë nga urrjetja popullore. Kjo kompani Acromas eshte video e 3-te deri tani e bisedave trasparente ne studiot televizive qe bllokon.

Ku ka arritur Rilindja e krimit dhe kaloresi i saj te bllokoj dhe fjalen e lire te Deputetit, imagjino cmund te ndodh me qytetaret e thjeshtë. Shume krime po ndodhin ne Tr, shantazhime, kercenime, rrembime, trafike, vjedhje, abuzime etj qe Rilindja dhe piktori deshtak i mbulon, i bllokon me media te kapura etj, se shpejti do i publikoj ne parlament. Jeta ne vend eshte e pasigurt, cpopullimi po ndodh. Turp

SHKARKO APP